Serbi, incident gjatë fjalimit të Ambasadorit të SHBA

Evropë

Serbi, incident gjatë fjalimit të Ambasadorit të SHBA

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 16:49
Ilustrim

Gjatë ligjëratës së Amsadorit të SHBA në Serbi, Kyle Scott në Universitetin e Nishit, u shënua një incident edhe pse kishim të bëjmë me një event të organizuar nga Klubi serbo-amerikan i miqësisë dhe bashkëpunimit.

Derisa kryediplomati amerikan në Beograd po ligjëronte para studentëve serbë, kryetari i Qendrës për të drejtat e njeriut, Dragan Krstiç ka gjuatjur pamflete duke bërtitur “Jo në NATO”, “Nuk na duhet demokracia amerikane”, “Na keni gjuajtur me bomba”, “Vrasës” dhe “Kosova është Serbi, Krimeja është Rusi”.

Në pamfletet e gjuajtura me fotografinë e presidentit rus Putin, ishin edhe mbishkrimet “Duam bazat ruse”, “Jo diktaturës, censurës, njëmendësisë, manipulimit dhe beogradizimit”.

Incidenti ka ndërprerë për pak çaste ligjëratën e ambasadorit me temën “Keqkuptimi i politikës së SHBA në Serbi”, për të vazhduar më pas pa problem, pas largimit të Krstiçit nga salla.

Në ligjëratën e tij, Ambasadori Scott i ka vlerësuar si të pavërteta mitet mbi Amerikën që pasqyrohen nga revistat në Serbi, madje kjo dukuri është shtuar sa që populli serb ka filluar t’ju besoj vërtetë atyre. “Nëse do të lexoni çdo ditë këto revista, do të krijoni idenë se Amerika i dëshiron vetëm të keqen Serbisë, se Amerika është armike e Serbisë, se dëshiron të krijojë kaos në Serbi dhe luftë në Ballkan. Të gjitha këto janë marrëzira”, tha Scott para studentëve të Fakultetit të Elektronikës në Nish, duke shtuar se politika e SHBA është e bazuar në Serbinë shtet stabël dhe të fortë, i cili jep kontribut në stabilitetin e gjithë rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat