Serbia mendon se do të bëhet me dalje në Detin Egje

Evropë

Serbia mendon se do të bëhet me dalje në Detin Egje

Më: 29 janar 2018 Në ora: 12:42
Ilustrim

Pekini është i gatshëm të ofrojë ndihmë për shqyrtimin e realizimit të projektit për ndërtimin e kanalit Danub – Moravë – Vardar - Deti Egje në pajtim e bashkëpunim me Beogradin, Shkupin e Athinën.

Kështu kanë theksuar zyrtarë të lartë shtetërorë kinezë me të cilët, siç njofton “politika” e Beogradit, është takuar Tomislav Nikoliq, ish- kryetar i Serbisë dhe tash kryetar i Këshillit kombëtar për koordinim e bashkëpunim me Rusinë e Kinën.

Se kinezët janë të interesuar për lidhjen e Danubit me Detin Egje, sipas “politikes”, nuk është risi, pasi që kompania e tyre “China Gezhouba corporation” në vitin 2013 kishte hartuar studimin që ka treguar se ndërtimi i kanalit është i mundshëm dhe se ai shpaguhet.

Edhe politikanët e këtyre tri shteteve janë deklaruar pozitivisht për idenë e vjetër 114 vjet të cilën gjatë mandatit të vet presidencial e rigjallëroi T?mislav Nikoliq i Serbisë.

Për herë të fundit për këtë kanal kishte folur kryetari i Maqedonisë Gjorge Ivanov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat