Miroslav Mishkoviç, Svetlana Raznatoviç – CECA dhe Vojislav Shesheli janë vetëm disa nga emrat e serbëve që janë në listën e zezë të Amerikës.
Përveç këtyre, amerikanët në tokën e tyre nuk duan të shohin ose Aca Lukas, Merima Njegomir, Goran Radosavleviq Guri, listës tani i është shtuar dhe shefi i Shtabit Ljubisha Dikoviq, të cilit para dy ditësh ambasada i ka mohuar një vizë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, edhe pse ai ishte ftuar për të dhënë një leksion atje, shkrun fmimages.net
Listimet e zeza që Washingtoni e kishte pasur tani, janë zëvendësuar me lista të reja. Pronari i “Delta” Miroslav Mishkoviç , ende nuk ka marrë një vizë, këngëtarja turbo-sexi Ceca është në listën e “mëkati” isa i vetëm është martesa me Zhelko Raznatoviq – Arkan, i cili për SHBA ishte një kriminel lufte.
Sheshelj: “Unë kam qenë në atë listë për 20 vjet dhe unë jam i nderuar”
“Kështu që Vojisllav Sheshelj mbetet në listën e të padëshiruarve për shkak të retorikës së luftës, megjithëse ai u lirua në Hagë. Amerikanët madje i bllokuan atij edhe paratë që i fitoi si pedagog në Amerikë”, thotë Sheshelj
Milioneri serb Miroslav Mishkoviç, është në listën e zezë shumë kohë më parë.
Mishkoviq është në listën e zezë që nga koha e Presidenti i SHBA Xhorxh W. Bush, ai enënshkroi në janar të vitit 2004 në bazë të nenit 212 (f) të ligjit të emigracionit lokal, i cili ndalon hyrjen në SHBA “zyrtarëve te korruptuar, familjet e tyre dhe të gjithë ata që mbështesin ato”.
Duke folur për arsyet pse gjenerali Dikoviq u gjet në listën e padëshiruar?
Arsyje kryesore është sepse SHBA, e konsideron krimninel lufte Dikoviqin i cili si ish-komandanti i Brigadës së 37-të të Motorizuar gjatë luftës në Kosovë dhe BiH, e konsideron përgjegjës për krimet e luftës në zonën e tij të përgjegjësisë, shkruan media serbe Serpski.