Cipras është optimist për kontestin me emrin, por kërkon vepra, e jo fjalë

Evropë

Cipras është optimist për kontestin me emrin, por kërkon vepra, e jo fjalë

Më: 2 janar 2018 Në ora: 18:52
Kryeministri grek Aleksis Cipras

Kryeministri grek Aleksis Cipras është optimist për çështjen e emrit, por pret edhe hapa konkret nga ana e Maqedonisë. Në intervistën e shkurtë për radion greke Real fm, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, Cipras foli për sfidat dhe pritjet në vitin 2018. Mes temave kryesore të parashtruara nga gazetari i cili e zhvillonte intervistën, përveç ekonomisë, skenarët për zgjedhje të parakohshme dhe marrëdhëniet me Turqinë, u gjend edhe çështja për emrin.

“Jam optimist se mundemi në mënyrë efikase dhe me përgjegjësi të menaxhojmë me çështjen të cilën e trashëguam nga qeveritë paraprake. GJithnjë derisa nga ana tjetër me të vërtetë ekziston dëshira që të bëhen hapa, mbetet ta shohim atë, besoj se mund të bëhen hapa drejt daljes nga situata e pazgjidhshme.

Edhe krahas asaj që e potenconte optimizmin e tij, megjithatë, shtoi se nevojiten vepra dhe rezultate të dukshme, e jo fjalë.

“Në politikën e jashtme secili duhet të jetë i përmbajtur, të mos flasë shumë, më tepër i preferoj veprat, se sa fjalët”, tha kryeministri grek, transmeton MIA.

Aleksis Cipras hodhi poshtë çfarëdo lloj mundësie për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme këtë vit, duke potencuar se Qeveria do ta shfrytëzojë mandatin katërvjeçar, ndërsa qytetarët qeveri të re do të zgjedhin në vitin 2019.

Kryeministri grek shfaqi bindje se viti 2018 do të jetë vit i Greqisë, do të sjellë shpresë për qytetarët, sepse vendi në gusht, pas tetë viteve do të dalë bfa memorandumi i tretë, e me atë do të shënohet edhe fundi i krizës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat