Britania vendos “kontejnerët për të dehurit”

Evropë

Britania vendos “kontejnerët për të dehurit”

Më: 1 janar 2018 Në ora: 20:18
Ilustrim

Qytetet britanike planifikojnë vendosjen e të ashtuquajturve “kontejnerë për të dehurit”, gjë që mund të bëhet standard pas paralajmërimeve të institucioneve shëndetësore që "vetvetiu" të festuarit po bëhet ngarkesë për shërbimet mjekësore.

Drejtori i Shërbimit Shëndetësor britanik, Simon Stevens tha se me këtë ofrohet një strehim i sigurt për njerëzit që pinë tepër dhe do të lejohen për të fjetur aty, shkruan gazeta “Evening Standard”.

Njësitë mobile ose kontejnerët janë në terren në qytetet Newcastle, Cardiff dhe Bristol, ndërsa planifikohet vendosja edhe në vendet tjera.

Ndërmjet 12 dhe 15 për qind të personave që vizitojnë urgjencën mjekësore në Britani janë njerëz që kanë pirë shumë alkool, ndërsa kulmi është zakonisht në fund të javës, sidomos në këtë periudhë kohore.

Stevens tha se ekipet mjekësore dhe shërbime tjera në detyrë po shpenzojnë kohën duke u marrë me persona të dehur, të cilët kanë nevojë vetëm për të fjetur dhe jo për kontrolle mjekësor, ndërkohë që ka shumë njerëz që janë me të vërtetë në situatë të vështirë.

“Ndihma e shpejtë shpesh duhet të merret me persona të dehur, të cilët në shumë raste janë agresivë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat