Zjarr në Liverpul, digjen 1,400 vetura

Evropë

Zjarr në Liverpul, digjen 1,400 vetura

Më: 1 janar 2018 Në ora: 06:11
Zjarri

Një zjarr i madh ka shkatërruar 1,400 vetura në një garazh në Liverpul të Britanisë së Madhe.

Apartamentet e afërta janë evakuuar për shkak të tymit, njoftoi policia.

Shërbimi i zjarrfikësve njoftoi se 12 cisterna janë në vendngjarje për shuarjen e zjarrit.

Image

 

Të gjitha veturat që ishin në garazhin me kapacitet prej 1600 vendesh janë shkatërruar, njofton policia.

Hetimet fillestare tregojnë se një zjarr aksidental brenda një automjeti shkaktoi ndezjen e makinave të tjera.

Nuk raportohet për të lënduar si pasojë e zjarrit, transmeton BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat