Shirin Gul kishte sjellë në shtëpi meshkujt, të cilët është dashur ta paguajnë për seks.
Në vend të kësaj, Gul kishte vendosur drogë në çaj, pas të cilës i kishte vrarë dhe varrosur në oborr.
Deri në vitin 2005, Gul mbyti 27 meshkuj, për shkak tët ë cilës mori pseudonimin “e burgosura më famëkeqe ne Afganistan”.
Aktualisht ajo ndodhet në vuajtje të burgut të përjetshëm dhe bashkë me të ndodhet edhe vajza e saj 11-vjeçare.
Times shkruan se sipas ligjeve të Afganistanit, nënave iu lejohet të mbajnë fëmijët në burg derisa ata të jenë të moshës minore. Vajza e Gul quhet Mina dhe ajo është lindur në burg, pas marrëdhënieve të nënës së saj me rojën e burgut.
Gul kishte ndërmarrë një veprim të tillë për t’iu shmangur varjes. Gazeta britanike shkruan se vajza Mina asnjëherë nuk ka dalë jashtë burgut dhe për dallim nga e ëma e saj vrastare, ajo është shumë e sjellshme.
"Gul për një moment i është afruar vajzës së saj duke i thënë do të vras. Do të vij dhe t’i nxjerr sytë. Mina ndaj këtyre fjalëve ka reaguar qetë, duke qetësuar nënën e saj”, shkruan gazeta.