Tusk: Nëse oferta britanike është e papranueshme për Irlandën, është edhe për BE-në

Evropë

Tusk: Nëse oferta britanike është e papranueshme për Irlandën, është edhe për BE-në

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 20:03
Donald Tusk dhe Leo Varadkar

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk paralajmëroi sot në Dublin se nëse propozimi i britanikëve për të zgjidhur çështjen e kufirit irlandez pas Brexit do të jetë e papranueshme për Irlandën, ajo do të jetë gjithashtu edhe për BE-në.

“Më lejoni ta them shumë qartë. Nëse oferta britanike është e papranueshme për Irlandën, ajo do të jetë gjithashtu për BE-në”, deklaroi përgjegjësi evropian para medias, pas një takimi me kryeministrin irlandez, Leo Varadkar.

Bashkimi Evropian i ka dhënë kohë Londrës deri më 4 dhjetor për të marrë masa të mjaftueshme në kufirin irlandez, një prej tre dosieve që Brukseli kërkon të rregullojë para se të kalojë në fazën e dytë të negociatave, që pritet të fillojë në samitin e ardhshëm evropian të 14 dhe 15 dhjetorit.

Rikthimi i një kufiri mes dy Irlandave pas Brexit rrezikon të shkaktojë tronditje për këto dy ekonomi të lidhura, që aktualisht këmbejnë pa pengesa.

Madje një kufij mund të dobësojë marrëveshjen e paqes së vitit 1998 në Irlandë të Veriut, e quajtur “Marrëveshja e të Premtes së Shenjtë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat