Bashkimi Evropian ka arritur një marrëveshje financiare me Britaninë e Madhe, ku Londra është zotuar të paguajë pjesën e miratuar të buxhetit të BE-së, pasi të largohet nga blloku.
"Një marrëveshje është arritur, pa u kundërshtuar dhe nëse askush nuk e ndryshon atë në momentin e fundit, gjithçka do të jetë mirë", tha një zyrtar i lartë për Reuters, pa dashur të identifikohet.