E pasura e varfër Gjermani

Evropë

E pasura e varfër Gjermani

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Koniunkturë e mirë, ekonomi në bum - në fakt shumica e gjermanëve duhej të ishin posaçërisht në mirëqenie. Por ata nuk janë. Rreziku për t'u varfëruar, madje është i lartë, sipas fondacionit Hans-Bockler.

Një supozim: Të ardhurat mujore i humbet, sepse sëmuresh keq, aq sa nuk mund të punosh më. Një sigurim për raste të paaftësisë për punë, nuk është kontraktuar, ose për arsye financiare, ose nga mosdëshira. Një pension për kufizimin e aftësive për punë as që shtrohet për diskutim. Një rast tjetër: mosha e pensionit është arritur, por pensioni shtetëror është aq i ulët, sa prej tij nuk mund të jetohet. Një sigurim privat për moshën e tretë nuk ekziston.

Nëse dikujt i ndodh kështu, ai rrezikohet nga humnera e pashmangshme financiare. Sigurimi social hyn në veprim, vetëm nëse nuk ke asgjë, nëse ke një pasuri vetiake mund të marrësh asistencë sociale, vetëm pasi të jetë konsumuar kjo pasuri në tërësi. Nëse përfundon me asistencën e papunësisë (Arbeitslosengeld II) ose atë sociale, atëherë ndodhesh nën kufirin e varfërisë.

Pasuritë gjermane janë të pamjaftueshme

Instituti i Studimeve Ekonomike e Sociale (WSI) i fondacionit të sindikatave Hans-Böckler ka bërë objekt të raportit të saj mbi shpërndarjen e pasurisë një situatë të supozuar. Sa kohë mund të mbahet një buxhet familjar gjerman me pasurinë që posedon, derisa të mos ketë më asgjë Rezultati i studimit është, që një e treta e buxheteve familjare mund të mbahen me kursimet që kanë vetëm pak javë ose pak muaj. Ndërsa buxhete familjare në majën e shkallës së klasifikimit të pasurisë mund të mbahen të paktën dy vjet deri në dy dekada.

Se sa kohë mjaftojnë paratë, kjo varet nga shpenzimet. Por kjo prek fare pak. Pasuritë në Gjermani janë të shpërndara jo proporcionalisht. Dhjetë përqind e popullsisë posedon 60 përqind të vlerave të pasurisë. 50 përqind e popullsisë posedon vetëm 2,4 të vlerave të pasurisë. Kësaj i shtohen edhe dallimet Lindje-Perëndim: buxhetet familjare në lindje të Gjermanisë me pasurinë e tyre nuk mund të mbahen aq gjatë sa ato në perëndim të Gjermanisë. Qytetarët e moshuar ndonëse kanë më shumë rezerva financiare, në këtë grupmoshë një në pesë buxhete mbahet vetëm prej të ardhurave mujore. Prindër të divorcuar që rrisin fëmijët vetëm kanë më pak mundësi të kompensojnë të ardhurat e pakta prej rezervave.

Gjermanët - europianët më të varfër

Gjermania është "e varfër në pasuri", pikërisht në grupet me të ardhura të pakta, thotë Anke Hassel, drejtore shkencore në WSI. Kjo ka të bëjë ndër të tjera me faktin, se Republika Federale e Gjermanisë është një "vend i qirave". Vetëm 40 përqind e njerëzve kanë një shtëpi të vetën. Ndërkohë që 70 deri në 80 përqind e italianëve dhe spanjollëve posedojnë imobilje. "Në vende të tjera edhe njerëzit me të ardhura të pakta mund të krijojnë vlera pasurie përmes imobilieve", thotë Hassel.

Të ardhurat: Kush konsiderohet i varfër, e kush i pasur në Gjermanië

Kjo vlen në Europë me sa duket në shumë vende. Ndonëse Gjermania është motori ekonomik i Europës. Koniunktura dhe ekonomia janë në bum, papunësia po ulet gjithnjë e më shumë, Megjithatë, sipas një studimi të Bankës Qendrore Europiane gjysma e buxheteve familjare gjermane duke zbritur borxhet më së shumti posedon zero deri në maksimumi 60.000 Euro. Në Qipro dhe në Itali pasuria mesatare është nga 170.000 deri në 150.000 Euro. Francezët arrijnë gati tek dyfish më shumë se gjermanët. Madje edhe Portugalia e Greqia ka një vlerë më të lartë pasurie mesatare për buxhet familjar krahasuar me Gjermaninë.

Jetë në pasiguri ekonomike

Nëse analizohet në detaje 50 përqind e gjermanëve, që sipas fondacionit Hans-Bockler nuk janë në gjendje të krijojnë pasuri me rezerva, atëherë rezultojnë dy nëngrupe. Nga njëra anë nën 20 përqind e popullsisë, që jeton prej asistencës sociale, ose me pensionin minimal ligjor. Këta konsiderohen si "të varfër". Ndërsa 30 përqind, të ashtuquajturit "shtresa e ulët e mesme" punojnë me normë të plotë, e megjithatë kanë aq pak të ardhura, sa u duhet të jetojnë vazhdimisht në pasiguri materiale./dw

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat