Pamje rrënqethëse, shkatërrim dhe 14 viktima nga përmbytjet në Greqi

Evropë

Pamje rrënqethëse, shkatërrim dhe 14 viktima nga përmbytjet në Greqi

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 19:53
Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e fuqishëm kanë shkaktuan dëme të mëdha materiale në tre qytete pranë kryeqytetit grek të Athinës.

Greqia është goditur nga moti i keq që ka “gjunjëzuar” një pjesë të vendit fqinj. Përmbytjet dhe stuhitë kanë shkaktuar deri më tani 14 viktima por bilanci është provizor.

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e fuqishëm kanë shkaktuan dëme të mëdha materiale në tre qytete pranë kryeqytetit grek të Athinës.

Qytetet industriale të Mandrës, Nea Peramos dhe Megara, 27 kilometrash në perëndim të Athinës, ishin më të prekurit.

Shumë prej viktimave ishin të moshuar, trupat e të cilëve u gjetën brenda shtëpive të tyre. Të paktën 10 persona janë dërguar në spital dhe tre të tjerë janë ende të zhdukur.

Kryeministri Alexis Tsipras u ka shprehur ngushëllimet e tij të gjithë familiarve të viktimave.

Mediat greke transmetojnë pamje të një katastrofe të madhe në zonat Nea Perama dhe Megara pranë kryeqytetit grek.

Nga reshjet e mëdha të shiut, shumë shtëpi janë përmbytur, ndërsa dhjetëra makina janë bllokuar në rrugët përreth. Shërbimi zjarrfikës u është përgjigjur më shumë se 360 thirrjeve për ndihmë nga shtëpi dhe dyqane të përmbytura.

Probleme ne qarkullimin e automjeteve ka pasur në rrugën nacionale Athinë-Korinth. Organet vendore kanë urdhëruar të mos hapen shkollat në gjithë zonën perëndimore të prefekturës së Athinës.

Shirat e fuqishëm kanë goditur Greqinë për rreth një javë.

Media sjell më poshtë fotot që po qarkullojnë në mediat greke dhe ato më kryesore europiane në lidhje me katastrofën natyrore të orëve të fundit në Greqi./Mapo.al/

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat