SHBA-të fillojnë lëshimin e pjesshëm të vizave në Turqi

Evropë

SHBA-të fillojnë lëshimin e pjesshëm të vizave në Turqi

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 23:50
Ambasada e SHBA-ve në Turqi

Ambasada e SHBA-ve në Turqi ka njoftuar sot se rikthen lëshimin e pjesshëm të vizave në misionet e saj diplomatike në këtë vend, pasi Ankaraja e siguroi Uashingtonin se asnjë nga punonjësit nuk do të ndalohet ose të arrestohet, për shkak të "ushtrimit të detyrave të tyre".

"Ne besojmë se gjendja e sigurisë është përmirësuar mjaftueshëm për të lejuar vazhdimin e shërbimeve të kufizuara vizave në Turqi. Ne jemi ende të shqetësuar seriozisht për rastet aktuale kundër punëtorëve të arrestuar të misioneve tona diplomatike në Turqi", thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat