Zëdhënësi i partisë opozitare turke nën hetim, ofendoi presidentin

Evropë

Zëdhënësi i partisë opozitare turke nën hetim, ofendoi presidentin

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 19:24
Bulent Tezcan

Prokuroria e Ankarasë nisi sot një hetim kundër zëdhënësit të partisë kryesore opozitare, Bulent Tezcan, pasi e ka cilësuar presidentin Recep Tayyip Erdogan “diktator fashist”, raportuan mediat lokale.

Kjo procedurë kundër Bulent Tezcan vjen pas depozitimit të një padie të njoftuar sot në mëngjes nga avokati i Erdogan, Huseyin Aydin.

“Kemi paraqitur një padi kundër Bulent Tezcan pranë prokurorisë së Ankarasë për ofendim ndaj presidentit”, deklaroi Aydin në “Twitter”.

Tezcan, deputet dhe zëdhënës i Partisë Republikane të Popullit (CHP), socialdemokratë, u kritikua pasi e quajti presidentin “diktator fashist” gjatë një fjalimi të mbajtur të hënën në Tekirdag (veriperëndim).

Ai u solidarizua me një deputet lokal që është gjithashtu nën hetim për ofendim ndaj presidentit, që në Turqi përbën një krim të dënueshëm deri në katër vite burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat