E tmerrshme, burri vret gruan dhe tre fëmijët

Evropë

E tmerrshme, burri vret gruan dhe tre fëmijët

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 18:11
Francë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku burri ka vrarë gruan dhe tre fëmijët. Madje, edhe burri vetë është gjetur i vdekur. E gjithë ngjarja ka ndodhur në një sallë të derrave në Francën veri-lindore gjatë ditës së martë. Të pestë janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri. Trupat janë zbuluar në një fermë në fshatin Nouvion et Catillon në departamentin e Aisne në orën 8.30 të mëngjesit të së martës nga zjarrfikësit. Sipas njoftimit policor, viktimat janë dy të rritur diku te 50 vjeç dhe tre fëmijët e mitur, me dy djem dhe një vajzë, që të gjithë nga mosha 14 deri 20 vjeç. Alarmi u ngrit nga një punonjës në fermë që zbuloi trupat. Hetuesit thonë se po mbajnë një mendje të hapur rreth asaj që çoi në vdekje, por ata besojnë se një “tragjedi familjare” (dramë familjare) është shkaku i mundshëm.

Një burim ka thënë për “Le Parisien” se ka gjasa që burri të ketë vrarë të gjithë anëtarët e familjes dhe më pas edhe veten. Dedektivët kanë shtuar megjithatë se ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar tragjedinë, për shkak se nuk ka pasur ndonjë letër të fundit të shkruar nga dora e burrit. Dedektivët në qytetin e Laonit po punojnë për zbardhjen e vrasjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat