Britania akuzon Korenë Veriore për sulme kibernetike në spitale

Evropë

Britania akuzon Korenë Veriore për sulme kibernetike në spitale

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 12:37
Londër

Britania e Madhe akuzoi sot Korenë Veriore për sulm kibernetik më herët gjatë këtij viti, për të cilin në raportin e ri është konfirmuar se ka goditur një të tretën e spitaleve angleze.

“Besojmë fuqishëm se ky sulm është kryer nga ana e këtij shteti”, ka thënë sekretari britanik për siguri Ben Volas për BBC Radio 4.

Ai ka theksuar se qeveria britanike është e sigurt se Koreja Veriore është e përfshirë në sulmin e hakerëve që ka goditur kompjuterët në gjithë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat