Babish: NATO Duhet të Bëhet Aleancë Sulmuese

Evropë

Babish: NATO Duhet të Bëhet Aleancë Sulmuese

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 21:19
Pjesëtar çek i KFOR-it

Ndërmarrësi dhe milioneri çek me prejardhje sllovake, Andrej Babish, i cili konsiderohet si favorit për kryeministër të ri të Çekisë, deklaroi gjatë një debati zgjedhor se NATO duhet të shndërrohet në një aleancë sulmuese.

“Duhet të pyesim veten se a duhet NATO të jetë edhe më tutje një aleancë mbrojtëse, apo duhet të shndërrohet në një aleancë sulmuese, ngase tani NATO ka armiq të tjerë”, tha Babish për revistën çeke, Blesk, e cila është e përfshirë në debatin e kandidatëve për kryeministër.

Babish, si udhëheqës i Aksionit të Qytetarëve të Pakënaqur, për të cilën parti në zgjedhjet sipas anketave do të votojnë 25 deri në 30 për qind e çekëve, ndryshimin e rolit të NATO-s në aleancë sulmuese e përmendi si pjesë të zgjidhjes për të sulmuar anijet e trafikuesve në Mesdhe, për të zgjidhur situatën në Siri dhe Libi, si dhe për të ndalur migracionin para kufijve të Europës.

Në fushatën zgjedhore dhe në programin zgjedhor të partisë, Babish NATO-n e ka cilësuar si organizatën më të rëndësishme ndërkombëtare për Çekinë dhe e ka cilësuar Aleancën si shtyllë për sigurinë e vendit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat