Arrestime në Francë, planifikohej vrasja e politikanëve

Evropë

Arrestime në Francë, planifikohej vrasja e politikanëve

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 19:57
Ilustrim

Dhjetë persona janë arrestuar në Francë nën dyshimin për planifikim të vrasjes së politikanëve.

Policia antiterroriste arrestoi të dyshuarit e moshës ndërmjet 17 dhe 25-vjeç, në kuadër të hetimeve mbi të djathtët ekstrem.

Televizioni francez M6 njofton se të arrestuarit planifikonin sulme ndaj politikanëve francezë. 

Personat janë arrestuar në lagjen veriore të Parisit, Saint-Danis dhe në Marsejë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat