Rusia vendos një numër sanksionesh ndaj Koresë së Veriut

Evropë

Rusia vendos një numër sanksionesh ndaj Koresë së Veriut

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 07:11
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për të vendosur një numër sanksionesh ndaj Koresë së Veriut, në përputhje me Rezolutën 2321 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, u njoftua të hënën në portalin zyrtar të informacioneve ligjore të Rusisë.

Sipas dekretit, Rusia do të vendosë sanksione për 11 individë dhe 10 kompani koreanoveriore të përfshira në programet bërthamore dhe raketore të Phenianit.

Gjithashtu do të ndalohet eksportimi në Korenë e Veriut i 80 substancave kimike dhe pajisjeve e programeve kompjuterike që mund të përdoren për prodhimin e armëve bërthamore, kimike ose biologjike.

Sipas dekretit, do të ulet numri i llogarive bankare të misioneve diplomatike të Koresë së Veriut në Rusi dhe do të ndalohet eksportimi i artikujve të luksit.

Gjithashtu dokumenti rekomandon pezullimin e bashkëpunimit shkencor dhe teknik që mund të ndihmojë në prodhimin e armëve bërthamore dhe raketore me individë dhe institucione që përfaqësojnë Korenë e Veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat