Erdogan: Serbia, vend kyç në Ballkan

Evropë

Erdogan: Serbia, vend kyç në Ballkan

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 18:02
Recep Tayyip Erdogan në forumin afarist Serbi-Turqi.

Serbia është shtet kyç për Ballkanin dhe presidenti Aleksandar Vuçiq është një rast i mirë për gjithë rajonin, tha sot presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në forumin afarist Serbi-Turqi.

Erdogan duke iu drejtuar pjesëmarrësve të forumit, tha se bota afariste duhet të punojë për krijimin e një atmosfere të mirë.

Erdogan: Përmes “Rrjedhës turke” gazi në Serbi deri më 2019

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi sot se Serbia mundet përmes “Rrjedhës turke” që të furnizohet me gaz që nga viti 2019.

“Ky projekt që kalon përmes rajonit të Detit të Zi do të hapet ndaj Evropës. Do të bashkëpunojmë në fushën e ripërtëritjes së energjisë dhe gazit. Dëshirojmë që sa më parë të dërgojmë gazin në Serbi”, ka thënë Erdogan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat