Në rast pavarësie, Katalonia do të përjashtohej nga BE-ja?

Evropë

Në rast pavarësie, Katalonia do të përjashtohej nga BE-ja?

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 18:26
Kataloni

Një Kataloni e pavarur do të ishte automatikisht e përjashtuar nga BE, që mund të bashkohej vetëm pas një procesi të ri anëtarësimi. Por mbetet ende e domosdoshme që kjo qasje të përmbushë disa kushte për të shpallur vlefshmërinë nga të 28-të.

– Çfarë pavarësie?

“Shtetet anëtare të BE nuk do të njohin Kataloninë si një shtet që në krijimin e tij, pasi shkelin ligjin dhe kryesisht Kushtetutën e Spanjës”, u shpreh Jean-Claude Piris, jurist i specializuar për të drejtën evropiane.

Referendumi për pavarësi i Katalonisë u organizua pavarësisht pavlefshmërisë së tij nga ana e Gjykatës kushtetuese spanjolle, ku vendimet shërbyen si bazë për qeverinë spanjolle për të penguar votimin, me çmimin ndonjëherë të përdorimit të kritikuar të forcës.  

Për më tepër, sistemi zgjedhor nuk përfitoi nga garancitë që kërkohen zakonisht (komisioni zgjedhor, lista zgjedhore, votimi i fshehtë) duke e bërë të pamundur njohjen nga ana e të 28-e pavarësinë e Katalonisë në lidhje me këtë bazë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat