Komisioneri evropian: Kriza në Kataloni, mund të shkaktojë luftë civile në Evropë

Evropë

Komisioneri evropian: Kriza në Kataloni, mund të shkaktojë luftë civile në Evropë

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 18:58
Ilustrim

Kriza në Kataloni mund të çojë në një luftë civile në tokën evropiane, të paktën kështu ka thënë komisionari evropian për buxhet dhe burime njerëzore, Ginter Etinger.

Sipas tij, situata është shumë shqetësuese.

“Një luftë civile është planifikuar në mes të Evropës. Mund të shpresojmë që bisedimet ndërmjet Madridit dhe Barcelonës të kenë efekt”, tha Etinger.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian mund të intervenojë në këtë rast “vetëm nëse thirret”.

Pas referendumit për pavarësinë e Katalonisë, ka pasur reagime të ashpra, se mund të ketë edhe ndonjë eskalim të situatës.

Bashkimi Evropian e ka cilësuar këtë referendum si joligjor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat