Rusi: Së paku 17 të vrarë nga përplasja e një autobusi në tren

Evropë

Rusi: Së paku 17 të vrarë nga përplasja e një autobusi në tren

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 07:10
Ilustrim

Zyrtarët rusë thonë se të paktën 17 persona kanë humbur jetën pasi një tren u përplas me një autobus në një kalim hekurudhor në lindje të Moskës.

Një zëdhënës i hetuesit rajonal raportoi për 17 persona të vrarë në aksident, vetëm 100 kilometra larg nga kryeqyteti rus, në stacionin e trenit Oblast Vladimir.

Agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti, ka përmendur një zhëdhënës të zyrës së guvernatorit Vladimir të ketë thënë se autobusi mbane “banorë të Uzbekut”, një shtet tjetër fqinj i Kazakistanit.

Autobusi, ishte me targa nga ish-republika sovjetike, Kazakistani, siç raportuan agjencitë ruse të lajmeve, dhe u përpoq të kalonte hekurudhën në dritën e kuqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat