Arrestohet një punonjës i konsullatës amerikane në Stamboll

Evropë

Arrestohet një punonjës i konsullatës amerikane në Stamboll

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 13:20
Flamuri turk

Policia turke ka arrestuar një të punësuar në konsullatën e SHBA-ve në Stamboll për shkak të lidhjeve me ish-imamin Fetullah Gulen.

Qeveria turke fajëson Gulenin si organizator të tentim të grusht shtetit ushtarak, vitin e kaluar.

 Shtetasi turk i identifikuar si M.T është arrestuar mbrëmë për shkak siç thuhet spiunimit dhe tentimit të “shkatërrojë” rendin kushtetues në Turqi.

 Ai dyshohet edhe për lidhje me ish-prokurorin dhe katër shefat e Policisë që kanë udhëhequr hetimet për korrupsion në vitin 2013.

Zyrtarët e akuzojnë Gulenin se qëndron prapa hetimit për korrupsion në mënyrë që të luftojë Qeverinë.

Ambasada amerikane në Turqi bën të ditur se do të deklarohet për këtë arrestim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat