Grusht-shteti në Turqi, 40 persona dënohen me burgim të përjetshëm

Evropë

Grusht-shteti në Turqi, 40 persona dënohen me burgim të përjetshëm

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 21:39
Grusht-shteti në Turqi

Një gjykatë turke ka dënuar 40 persona me burgim të përjetshëm nën akuzën se u përpjekjen për të vrarë Presidentin Recep Tayyip Erdogan.

46 persona u gjykuan për komplotin e dyshuar të vrasjes  së presidentit gjatë grusht-shtetit të dështuar të vitit të kaluar.

Shumica ishin ish-ushtarë nga forcat speciale turke, të akuzuar për nisjen e një operacioni në hotel, ku Erdogan ishte në pushime.

Këto vendime janë të fundit në një seri gjykimesh që përfshijnë qindra pjesëmarrës të dyshuar.

Kleriku në ekzil, Fetullah Gulen, i cili jeton në SHBA, ishte midis atyre që ishin pjesë e këtij gjykimi, por nuk u paraqit në gjykatë dhe nuk u dha asnjë vendim në rastin e tij.

Turqia akuzon Gulenin se qëndron prapa grusht-shtetit, dhe shumë prej atyre që janë arrestuar ose janë shkarkuar nga pozitat e tyre janë akuzuar se janë ndjekësit e tij.

Lëvizja Gulen tani konsiderohet si një organizatë terroriste në Turqi derisa vetë Gulen ka mohuar çdo përfshirje në grusht-shtetin e dështuar të korrikut të vitit 2016.

Jashtë gjykatës në Mulga, mbështetësit e presidentit Erdogan kishin marrë banera ku bëhej thirrje për dënimin me vdekje – dënim që u hoq në Turqi në vitin 2004, pasi vendi po kërkonte pranimin në BE.

Erdogan ka ngritur perspektivën e rifutjes së këtij dënimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat