Dy avionë ushtarakë rus arritën në Serbi

Evropë

Dy avionë ushtarakë rus arritën në Serbi

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 07:47
Ilustrim

Një aeroplan transportues, Antonov – 124, nga Rusia ka dërguar dy avionë luftarakë MiG-29 në Serbi, një marrëveshje kjo që përfshinë dërgimin e gjashtë avionëve, e që mund të rrisë tensionet Lindje – Perëndim në Ballkan.

Avionët u shkarkuan në aeroportin ushtarak në periferi të Batajnicës, në Beograd.

Avionët MiG, ofrohen nga Moska pa pagesë, megjithatë riparimi i tyre dhe renovimi pritet të kushtojë rreth 235 milion dollarë.

Katër avionët e tjerë, do të arrijnë para 20 tetorit, ku do të ekspozohen në Beograd, gjatë paradës në Ditën e Çlirimit.

Atëherë kryeministri serb, Aleksander Vuçiq, tash presidenti i vendit pati thënë në mars, se Rusia do “t’i dhurojë” Serbisë, gjatë luftarake MiG-29.

Rusia po ashtu do të ofrojë falas edhe 30 tanke T-72 dhe makina për patrullim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat