Hetimi i çështjes ruse: Twitter takon panelet e Kongresit

Evropë

Hetimi i çështjes ruse: Twitter takon panelet e Kongresit

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 12:30
Ilustrim

Përfaqësues të rrjetit social Twitter do të vizitojnë sot Kongresin e Shteteve të Bashkuara, në kuadër të hetimeve që po bëhen për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, vitin e kaluar.

Komitetet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit i kanë ftuar edhe gjigantët e teknologjisë Facebook dhe Google të paraqiten në seanca dëgjimore në muajt e ardhshëm.

Komitetet janë duke hetuar përhapjen e lajmeve të rreme dhe të propagandës në mediat sociale, nivelin e përfshirjes së Rusisë dhe nëse njerëz apo entitete në SHBA kanë ndihmuar në shënjestrimin e këtyre lajmeve.

Facebook dhe Twitter përdorin lloje të ndryshme të platformave.

Përdoruesit mund të regjistrohen në mënyrë anonime në Twitter, i cili ka më shumë llogari publike sesa Facebook-u.

Disa ligjvënës amerikanë kanë shprehur shqetësim për potencialin e përdoruesve anonimë për të përhapur keqinformime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat