Britania nuk mbështet referendumin kurd në Irak

Evropë

Britania nuk mbështet referendumin kurd në Irak

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 22:28
Britania

Britania e Madhe nuk mbështet aspiratën e qeverisë rajonale kurde të Irakut për të mbajtur referendum mbi pavarësinë nga Bagdadi, njoftoi sot Ministria e Jashtme e Britanisë.

Duke kërkuar bisedime të reja mes qeverisë qendrore të Bagdadit dhe qeverisë rajonale kurde, ministria përmes një deklarate tha se referendumi do të rrezikonte stabilitetin në rajon.

"Britania nuk e mbështet aspiratën e qeverisë rajonale kurde për të mbajtur referendum më 25 shtator. Referendumi rrezikon të rezultojë me rritje të paqëndrueshmërisë në rajon, kur fokusi duhet të jetë në mposhtjen e DEASH-it", thuhet në deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat