Dëshmitarët rrëfejnë tmerrin pas shpërthimit në Londër

Evropë

Dëshmitarët rrëfejnë tmerrin pas shpërthimit në Londër

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 13:21
Londër

Rreth 20 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një shpërthimi i cili ka ndodhur në afërsi të metrosë në Londër.

Shumica e të lënduarve kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit, madje edhe në fytyrë.

Disa nga dëshmitarët për BBC kanë rrëfyer tmerrin që kanë përjetuar.

“Dëgjuam një zhurmë dhe më pas u kuptuar që njerëzit largoheshin të pikëlluar nga stacioni. Kishte mbi 100 gra që vinin pa këpucë, të plagosura dhe i lenin çantat” ka thënë një shitëse e dyqanit në afërsi të vendit të ngjarjes.

“Flitej se kishte zjarr. Dy njerëz hynë në dyqan me rrobat e tyre të djegura. Kishte nëna me foshnje”, tregonte ajo.

Aaron Butterfield, një tjetër dëshmitar i cili po shkonte në punë tregoi se si njerëzit zvarriteshin mbi njëri-tjetrin.

“Njerëzit donin të iknin, ata zvarriteteshin mbi njëri-tjetrin. Është shumë e frikshme dhe konfuze pasi askush nuk e dinte se çfarë po ndodhë”, tregon ai.

Policia ka bllokuar gjithë zonën dhe po kryen hetime, pasi dyshohet se mund të ketë edhe mjete tjera shpërthyese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat