Erdogan: NATO mund të mbështetet edhe më tej në Turqinë

Evropë

Erdogan: NATO mund të mbështetet edhe më tej në Turqinë

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 15:32
Recep Tayyip Erdogan

Turqia mbetet vend i besueshëm anëtar i NATO-s, deklaroi sot zëdhënësi i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, Ibrahim Kalin, pasi që vendet aleate perëndimore shprehën shqetësimin për shkak të vendimit të Ankarasë që të marrë sistemin e mbrojtjes raketore nga Rusia.

Marrëdhëniet e mira të Turqisë me Rusinë nuk janë alternativë e marrëdhënieve të Turqisë dhe perëndimit, por më tepër janë komplementare, tha Kalin në konferencën për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat