Orban: Hungaria nuk do të bëhet vend migrantësh

Evropë

Orban: Hungaria nuk do të bëhet vend migrantësh

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 14:33
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për rivendosjen e migrantëve nëpër Evropë, në bazë të sistemit të kuotave, “i hap rrugë përzierjes së popujve dhe kulturave në kontinent”.

Ai tha se Hungaria, e cila refuzon të marrë pjesë në planin e BE-së për shpërndarjen e migrantëve që hyjnë në Greqi dhe Itali, nuk është “vend migrantësh dhe nuk dëshiron të jetë”.

Në vitin 2015, Bashkimi Evropian ka vendosur të pranojë rreth 160,000 migrantë, të cilët do të shpërndaheshin me kuota nëpër vendet anëtare. Mirëpo, ky detyrim ligjor është përballur me rezistencën e disa vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Kërkesën për interpretim të vendimit nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë e kanë paraqitur Hungaria dhe Sllovakia.

Orban tha se në vend të luftës ligjore, Hungaria duhet të bëjë tani “luftë politike” për të ndryshuar vendimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat