Rusia kërkon zgjidhje paqësore për Korenë e Veriut

Evropë

Rusia kërkon zgjidhje paqësore për Korenë e Veriut

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 13:53
Ilustrim

Rusia është shumë e dëshpëruar me veprimet e Koresë Veriore, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Maria Zaharova.

Ajo ka thënë se vendi i saj përshëndet çdo nismë që ka bëtë lidhur me këtë çështje.

“Situata në Gadishullin korean është përkeqësuar dukshëm, pasi që Pjongjangu bëri testin termonuklear më 3 shtator”, deklaroi Zaharova.

Ajo ka theksuar se Moska është e dëshpëruar me shkeljen e dukshme të marrëveshjeve ndërkombëtare kundër armatimit nuklear dhe rezolutave të rëndësishme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat