Lego largon nga puna 1.500 vetë

Evropë

Lego largon nga puna 1.500 vetë

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 14:21
Ilustrim

Prodhuesi danez i lojërave Lego njoftoi sot se do të largojë nga puna 1.400 vetë, ose tetë për qind të të punësuarve në gjithë botën, pas rënies së profitit dhe shitjes në gjysmën e parë të vitit 2017.

Lego ka bërë të ditur se të hyrat kanë rënë në 14.9 miliardë kruna (2.4 miliardë dollarë) në gjashtë muajt e parë, kryesisht për shkak të tregut të dobët në SHBA dhe Evropë.

Profiti i Lego ka rënë në 3.4 miliardë kruna (544 milionë dollarë). Reduktimi i vendeve të punës do të ndikojë në administratë dhe shitje, derisa në shitje nuk do të ketë ndikim, thanë zyrtarë të kompanisë.

Prodhuesi i njohur i lodrave ka më shumë se 19.000 të punësuar në gjithë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat