Spanja kishte injoruar paralajmërimin për sulm në Barcelonë

Evropë

Spanja kishte injoruar paralajmërimin për sulm në Barcelonë

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 18:50
ilustrim

Spanja kishte marrë në muajin maj një paralajmërim për planifikim të një sulmi terrorist nga Shteti Islamin në Barcelonë, por autoritetet e sigurisë nuk e kishin marrë më rëndësi paralajmërimin, njoftuan sot autoritetet katalane.

Deklarata, megjithatë mohon pretendimet e mediave se shërbimet e sigurisë amerikane e kishin dhënë paralajmërimin për sulm në Barcelonë.

Në mes të muajt gusht xhihadistët kryen një sulm terrorist në Barcelonë ku mbetën të vdekur 13 persona dhe mbi 50 të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat