Arrestohet edhe një i dyshuar për sulmin me shpatë në Londër

Evropë

Arrestohet edhe një i dyshuar për sulmin me shpatë në Londër

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 13:42
Londër

Është arrestuar sot edhe një person në lidhje me incidentin terrorist në Buckingham Palace, gjatë të cilit tre oficerë të policisë u plagosen nga një burrë i armatosur me shpatë.

Policia Metropolitane ka thënë se 30-vjeçari u arrestua sot rreth orës 10:15 sipas kohës lokale.

Oficerët e njësisë Kundër Terrorizëm të Policisë Metropolitane e bastisen një pronë në perëndim të Londrës.

Ndërkohë, 26-vjeçari i arrestuar të premten në mbrëmje pas konfrontimit pranë rezidencës së monarkisë britanike është duke u marrë në pyetje nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat