NATO: Rusia dhe Bjellorusia nuk i respektojnë marrëveshjet

Evropë

NATO: Rusia dhe Bjellorusia nuk i respektojnë marrëveshjet

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 08:16
Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se Rusia dhe Bjellorusia nuk i kanë respektuar përkushtimet e tyre ndërkombëtare që të jenë plotësisht transparente për ushtrimet ushtarake të planifikuara për muajin e ardhshëm në Bjellorusi.

Në një intervistë të djeshme për agjencinë AP, zoti Stoltenberg tha se Rusia po i shfryzëton “paqartësitë” në marrëveshje, për ta minimizuar numrin e personelit të NATO-s, të cilët do të jenë vëzhgues në ushtrimet e njohura me emrin “Perëndimi”.

Sipas rregullave të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të njohura si Dokumenti i Vjenës, shtetet që organizojnë ushtrime ushtarake, me më tepër se 13 mijë ushtarë, duhet t’i njoftojnë paraprakisht vendet e tjera dhe të jenë të hapura për vëzhgues.

Bjellorusia ka njoftuar se në këto ushtrime do të marrin pjesë, 12,700 ushtarë, pra nën kufizimin e paraparë. Por, anëtarët e NATO-s kanë shprehur dyshime se shumë më tepër ushtarë do të marrin pjesë në këto manovra.

Derisa NATO-ja në mënyrë rutinore e thërret Rusinë që t’i vëzhgoj ushtrimet e aleancës, “Rusia kurrë nuk e ka ftuar asnjë aleat të NATO-s që ta vëzhgoj ndonjë ushtrim të tyre, prej përfundimit të Luftës së Ftohtë”, tha Stoltenberg,

Rusia i ka hedhur poshtë shqetësimet e NATO-s për ushtrimet ushtarake, duke thënë se ato janë të rregullta dhe se “nuk janë agresion, siç kosniderojnë disa vende”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat