Gjermani: Aeroplani bie në liqen, dy të vdekur

Evropë

Gjermani: Aeroplani bie në liqen, dy të vdekur

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 20:04
Ilustrim

Dy persona kanë humbur jetën sot nga rrëzimi i një aeroplani të vogël në liqenin Boden, njoftoi policia në jug të Gjermanisë.

Aeroplani po fluturonte nga Cyrihu i Zvicrës drejt Hamburgut dhe aty ishin piloti dhe një udhëtar kur u rrëzua në liqenin në afërsi të qytetit gjerman Konstanca, transmeton AP.

Dëshmitari Tomas Perlz tha se aeroplani kishte probleme para se të binte në ujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat