Moskë: Tre persona janë vrarë në gjykatë

Evropë

Moskë: Tre persona janë vrarë në gjykatë

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 15:02
Pamje të Gjykatës rajonale në Moskë

Ministria e Brendshme e Rusisë ka thënë se tre të pandehur janë vrarë dhe të paktën dy të tjerë janë lënduar nga të shtënat në Gjykatën rajonale të Moskës.

Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar dëshmitarë, avokatë dhe zyrtarë nga gjykata të kenë thënë se të paktën tre të pandehur janë vrarë gjatë seancës.

Në këtë seancë, po mbahej gjyykimi për nëntë persona nga Azia Qendrore, të akuzuar për vrasje të shumëfishta.

Personeli i gjykatës është evakuuar.

Shërbimet e ambulancës kanë arritur në ndërtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat