Britani, vendimi i gjykatës për vogëlushin Charlie Gard

Evropë

Britani, vendimi i gjykatës për vogëlushin Charlie Gard

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 21:55
ilustrim

Gjykata e Lartë britanike urdhëroi që foshnja me një sëmundje të pashërueshme Charlie Gard, të zhvendoset në një qendër trajtimi ku dhe t’i jepet fund jetës së ti. jVendimi mbyll një çështje që ka nxitur debat mbi rolin e shtetit tek të drejtat e fëmijëve dhe kujdesin shëndetësor.

Vendimi u mor të enjten pasi prindërt e vogëlushit Charlie si dhe autoritetet e Spitalit “Great Ormond Street” në Londër, ku po trajtohej vogëlushi 11 muajsh, nuk arritën të bien dakord për një plan trajtimi për t’i dhënë fund jetës së tij.

Nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje tjetër, vogëlushi Charlie do të transferohet të premten në qendrën e kujdesit në përputhje me planin e spitalit. Sipas gjykatësit, menjëherë do t’i hiqet sistemi që i mundëson atij të jetojë duke i shkaktuar vdekjen e pashmangshme foshnjës, brenda një periudhe të shkurtër kohe".

"Nuk është në interesin më të mirë të Charlie-t që ai të funizohet artificialish me ajër. Heqja është e ligjshme dhe në interesin e tij", thuhen në vendimin e gjykatës.

Charlie Gard lindi me një sëmundje të rrallë gjenetike, një prej 16 raste të konfirmuara në mbarë botën. Ai nuk mund të shohë, dëgjojë, nuk mund të lëvizë apo të marrë frymë, të qajë apo të gëlltisë, si dhe vuan nga kriza të shpeshta epileptike. Në 4 Gusht ai do të mbushte 1 vjeç.

Më parë gjatë këtij viti spitali që trajtoi Charlie-n kërkoi leje nga gjykata që t’i hiqte pajisjet që e mbajnë atë në jetë, duke thënë se mbajtja e tij gjallë thjesht po shkaktonte më shumë vuajtje. Prindërit e vogëlushit Chris Gard dhe Connie Yates, nuk u pajtuan me këtë qëndrim dhe kërkuan leje për të ta çuar Charlien në Shtetet e Bashkuara për trajtim eksperimental. Por gjykatat britanike dhe ato evropiane për të Drejtat e Njeriut mbështetën vendimin e spitalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat