Britania ndalon makinat me naftë pas 2040

Evropë

Britania ndalon makinat me naftë pas 2040

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 12:33
Ilustrim

Qeveria britanike pritet të lajmërojë ndalimin e prodhimit dhe rrjedhimisht përdorimit të makinave me naftë që prej vitit 2040.

Pjesë e paketës për të mbrojtur ambientin është edhe një fond prej 255 milion stërlinash për të ndihmuar këshillat lokalë të përballen me ndotjen aktuale të makinave me naftë, në kuadër të fondit të përgjitshëm prej 3 miliard stërl;inash për të përmirësuar cilësinë e ajrit. 

Para se të skadojë afati final i vendosur nga gjykata e lartë, qeveria do të publikojë strategjinë e saj për ajrin dhe në favor të makinave elektrike. Gjykata ndërhyri pas një beteje të gjatë ligjore dhe detyroi qeverinë që të hartonte plane të reja për tu përballur me nivelet e lartë të dioksidit të azotit. 

Lëvizja britanike vjen ndërsa masa të tilla janë marrë edhe nga vende të tjera, më e fundit Franca që gjithashtu lajmëroi ndalimin e makinave me naftë pas vitit 2040. Por si në rastin e Francës, edhe në atë të Britanisë, nuk kanë munguar kritikat. Ekspertët e ambientin thonë se ambienti i ndotur ku jetojnë 40 milion njerëz në Britani ka nevojë për ndërhyrje tani dhe jo pas 23 vjetësh. Ndërsa ekspertë të teknologjisë thonë se ndalimi i makinave naftë në vitin 2040 është i pavlerë, pasi deri atëherë ato do të jenë zhdukur automatiksiht si pasojë e përparimit të teknologjisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat