NATO dhe vendet partnere mbajnë stërvitje ushtarake në Rumani

Evropë

NATO dhe vendet partnere mbajnë stërvitje ushtarake në Rumani

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 13:51
Ilustrim

Rreth 5 mijë ushtarë nga NATO dhe vendet partnere po marrin pjesë sot në stërvitjet ushtarake në Rumani, të cilat po i përcjellin nga afër zyrtari i lartë i Aleancës Veri-atlantike Petr Pavel dhe presidenti i Rumanisë Klaus Johanis.

Para stërvitjeve të sotme, të cilat mbahen në poligonin e shenjëtarisë në vendin Cinka, në veriperëndim të Rumanisë, presidenti Johanis dhe kreu i Komitetit ushtarak të NATO-s Petr Pavel, i cili po qëndron për vizitë dyditore në Rumani, janë pritur me nderimet më të larta ushtarake, transmeton AP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat