BE miraton Marrëveshjen e Asociimit me Ukrainën

Evropë

BE miraton Marrëveshjen e Asociimit me Ukrainën

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 17:49
Ilustrim

Njëzetetetë vendet anëtare të Bashkimit Evropian miratuan formalisht Marrëveshjen e Asociimit me Ukrainën.

Ky është hapi i fundit në procesin e ratifikimit dhe marrëveshja do të hyjë në fuqi më 1 shtator.

Marrëveshja historike, fillimisht, është planifikuar të nënshkruhet në nëntor të vitit 2013.

Por, presidenti i atëhershëm i Ukrainës, Viktor Yanukovych, është tërhequr nga ajo, nën presionin e Moskës.

Ky veprim ka shkaktuar protesta masive, të cilat e kanë detyruar Yanukovychin të ikë nga pushteti në shkurt të vitit 2014.

Rusia është përgjigjur pastaj me aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat