Priten arrestime të reja rreth sulmit në Mançester

Evropë

Priten arrestime të reja rreth sulmit në Mançester

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 09:25
Ilustrim

Personi i cili kreu sulmin vetvrasës me bombë në koncertin e këngëtares Ariana Grande në Mançester, nuk ka qenë pjesë e ndonjë rrjeti të madh, mirëpo personat e tjerë të përfshirë në krim mund të jenë pjesë e rrjeteve të tilla, ka thënë policia britanike.

Policia mund të arresojë edhe persona të tjerë lidhur me sulmin ka thënë Russ Jackson, udhëheqës i sektorit kundër terrorizmit në Britani të Madhe.

Salman Abedi, me prejardhje nga Libia, shpërtheu një bombë të krijuar në kushte shtëpiake, derisa një grumbull i personave po largoheshin nga salla e koncertit.
“Nuk kemi të dhëna për ndonjë grup të madh”, ka thënë Jackon.

“Sidoqoftë në supozojmë se persona brenda grupeve të mëdha mund të kenë pasur njohuri ose janë përfshirë në këtë sulm, andaj mund të ketë arrestime të reja”, ka shtuar ai.

Gjatë këtij sulmi Abedi vrau veten dhe 22 persona të tjera, derisa më shumë se 200 persona mbetën të lënduar.

Disa ditë pas sulmit, policia arrestoi 22 persona nën dyshimet për terrorizëm, mirëpo të gjithë më pas u liruan pa ndonjë dënim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat