Fillon takimi i G20-shes në Hamburg të Gjermanisë, 111 policë të lënduar nga protestat

Evropë

Fillon takimi i G20-shes në Hamburg të Gjermanisë, 111 policë të lënduar nga protestat

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 07:13
Pamje nga Samiti G20 në Hamburg, Gjermani

(E plotësuar) - Krerë shtetesh nga 20 ekonomitë më të fuqishme të botës janë mbledhur në Hamburg për takimet dy ditëshe ku do të përpiqen të gjejnë kompromise e përgjigje për një numër çështjesh, përfshirë rregulloret financiare për tregjet ndërkombëtare, ndryshimet klimatike, rrjetet e furnizimit me mallra konsumi dhe mbrojtjen nga epidemitë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, vendi i së cilës është organizator i takimit të kësaj radhe, tha dje se shpreson që udhëheqësit të gjejnë gjuhën e përbashkët për shumë prej temave të interesit të përbashkët. Ndër sfidat kryesore është arritja e mirëkuptimit për masat që nevojiten në përgjigje të ngrohjes globale dhe shkëmbimeve tregtare.

Presidenti Trump ka krijuar divergjenca me udhëheqës të tjerë botërorë që kur tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për klimën si dhe nga politikat “Amerika në Radhë të Parë” lidhur me tregtinë ndërkombëtare. Zoti Trump ka thënë se ka plane ambicioze për të vënë tarifa dhe kuota mbi importet. Ky kërcënim, ndër më seriozët që ka bërë presidenti Trump në lidhje me tregtinë me bindjen se do të mbrojë industritë amerikane me këto masa, ka shkaktuar nervozizëm tek pjesëtarët e tjerë të Grupit të 20-shes.

Në takim një moment i shumëpritur do të jenë edhe bisedimet mes Presidentit Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin, të cilët do të flasin për herë të parë drejtpërdrejt me njeri-tjetrin.

Image

111 policë të lënduar nga protestat

Në protestën kundër globalizimit me sloganin “Mirë se vini në ferr”, protestuesit janë përleshur me policinë, duke hedhur shishe dhe gurë, si pasojë e të cilave janë lënduar 111 policë.

Policia u është kundërvënë demonstruesve me gaz lotsjellës dhe topa uji, transmeton AFP. Përleshjet janë duke vazhduar edhe sot.

Policia ka rishikuar bilancin e përleshjeve që nisën mbrëmë me policinë dhe ka bërë të ditur se numri i të lënduarve në mesin e policëve është 111, 29 persona janë arrestuar dhe 15 të tjerë janë dërguar në paraburgim, transmeton agjencia e lajmeve gjermane DPA.  Policia njoftoi sot se në rrjedhë është operacioni kundër personave të dhunshëm, të cilët po gjuajnë koktej mollotovi dhe ua kanë vënë flakën veturave të policisë në lagjen Alton, në afërsi të stacionit policor.

Po ashtu, policia njoftoi se sot kanë përdorur topa të ujit për të shpërndarë bllokadën e demonstruesve te liqeni, ndërkohë që sot do të fillojë samiti i G20, transmeton AP. Siç thuhet, demonstruesit janë paralajmëruar shumë herë para se të vinte deri tek intervenimi.

Katër helikopterë po fluturojnë mbi qytet. Televizioni NTV njoftoi se ka disa automjete të djegura.

Gjatë samitit G20 priten deri në 100.000 demonstrues.

Samiti në Hamburg mbledh liderët botërorë në mesin e të cilëve edhe presidenti amerikan, ai i Rusisë dhe Kinës – Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping. Sipas vlerësimit të shumë agjencive botërore ky mund të jetë samiti më i tensionuar deri më tash.

Për sigurinë e samitit në Hamburg janë angazhuar rreth 20.000 policë. 

Në Hamburg po vazhdojë protestat kundër mbajtjes së samitit G20, ndërsa protestuesit kanë hedhur mbi veturat e policisë koktej me mollotov.

“Në rrjedhë është operacioni kundre individëve të dhunshëm, të cilët kanë hedhur koktej mollotovi dhe kanë hapur zjarr ndaj patrullave policore në afërsi të rrethit Alton në Hamburg”, ka bërë të ditur policia federale në Twitter, transmeton AFP.

Qindra policë dhe protestues janë lënduar në protestën që është mbajtur në Hamburg të Gjermanisë, në pasditen e 6 korrikut, një ditë para fillimit të samitit G20.

Policia është përleshur me demonstruesit kapitalistë afër vendit ku do të mbahet samiti, duke tentuar t’i shpërndajë ata me topa të ujit, dhe sprej, pasi të njëjëtit kishin hedhur shishenë rrugë.

Organizatorët e kanë quajtur protestën, “G20: Mirësevini në ferr”.

Rreth 75 zyrtarë policor janë lënduar gjatë mbrëmjes së 6 korrikut, prej të cilëve, tre kanë kërkuar trajtim spitalor, ka njoftuar policia.

Edhe disa nga protestuesit janë lënduar, pasi disa persona në mesin e tyre shkaktuan kaos në rrrugë, duke gjuajtur me shishe , thyen dritare, dhe ndizën zjarr në disa makina dhe objekte të tjera.

Rreth 13,000 protostues dolën në rrugë më 6 korrik, në mesin e tyre 1,000 ishin anarkistë të veshur me tesha të zeza dhe maska.

Policia gjermane pati njoftuar më herët se pret 100,000 protestues gjatë periudhës kur mbahet ky samit.

Gjermania ka angazhuar 20,000 policë që të ruajnë sigurinë gjatë kësaj kohe.

Gjatë këtij samiti pritet që liderët botërorë, të diskutojnë çështje të ndryshme, siç janë ndryshimet klimatike, terrorizmi dhe migrimi.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat