KE: Sllovenia dhe Kroacia të zbatojnë vendimin për Gjirin e Piranës

Evropë

KE: Sllovenia dhe Kroacia të zbatojnë vendimin për Gjirin e Piranës

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Komisioni Evropian i bëri sot thirrje Sllovenisë dhe Kroacisë që të zbatojnë vendimin e Gjykatës së arbitrazhit në Hagë për kontestin në Gjirin e Piranës.

Javën e kaluar Gjykata e arbitrazhit në Hagë mori vendimin sipas të cilit Sllovenisë i takojnë tri të katërtat e Gjirit të Piranës dhe një korridor drejt detit të hapur.

Të shtunën mediat raportuan për disa incidente në Gjirin e Piranës, për të cilat thuhet se fajtor është pala kroate, derisa nga Zagrebi është thënë se anijet e policisë sllovene tri herë kanë shkelur linjën kufitare në detin ndërmjet dy shteteve.

Sllovenia nga ana e saj ka njoftuar se vendimi i Gjykatës së arbitrazhit në Hagë duhet respektuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat