Gjykata Ndërkombëtare vendos për demarkacionin mes Sllovenisë dhe Kroacisë, ja mbi ç'bazë iu dha e drejta sllovenëve

Evropë

Gjykata Ndërkombëtare vendos për demarkacionin mes Sllovenisë dhe Kroacisë, ja mbi ç'bazë iu dha e drejta sllovenëve

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 1 korrik 2017 Në ora: 10:57
Kroacia Sllovenia do të ketë qasje në det të hapur. (Foto: Antonio Bronic / Reuters)

Gjykimi i Tribunalit të Hagës është i pakuptimtë, tha kryeministri kroat Andrej Plenkovic në lidhje me konfliktin e demarkacionit mes Kroacisë dhe Sllovenisë. “Në të njëjtën kohë ne kemi mundësitë për t’u mbrojtur vetë.”

Pretendimet historike 

Kroacia dhe Sllovenia ndajnë një kufi 670 kilometra të gjatë dhe që nga pavarësia e tyre prej Jugosllavisë në 1991, kanë vendosur që demarkacionin ta zgjidhin nga nja instancë neutrale. Përveç kontestimeve të disa shkëmbinjve, konflikti lidhet edhe në det të hapur. Sllovenia kërkon të mbrojë portin në Koper, ndërsa kroatët nisen nga prestigji, sipas prestigjiozes zvicerane “NZZ”. Më tej autori i shkrimit Andreas Ernst thekson se në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Sllovenisë i jepet e drejta e kontrollit të gjirit adriatik me gjerësi 2.5 milje dhe kjo u argumentua se sllovenët kontrollonin prej kohësh territorin e “kontestuar”. Përndryshe Kroacia ka 1700 kilometra dalje në det, ndërsa Sllovenia vetëm 46 kilometra.

Për kryeministrin Miro Cerar, vendimi ishte historik, edh pse vendimi nuk ishte i drejtë në të gjitha pikat. Ai kërkon të rinisë bisedimet me vendin fqinj për zgjidhjen përfundimtare të krizës.

LEXO EDHE KËTË: “Demarkacioni”: Kur Fan Noli ironizonte malazezët dhe bënte për të qeshur perëndimorët

Kontesti i demarkacionit mes Zagrebit dhe Lublanës erdhi prej 2003, kur Sllovenia bllokoi disa muaj nisjen e bisedimeve për anëtarësim mes BE dhe Kroacisë. Pas shumë obstrukcioneve, palët u pajtuan në 2009 që çështja të zgjidhet nga Tribunali i Hagës. Sllovenia tani shpreson që Komisioni Evropian të shtojë presionin mbi Zagrebin për të pranuar vendimin. Kjo nuk do jetë e lehtë. Nga Brukseli bëhet me dije se, hëpërhë, po studiojnë vendimin./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat