Parlamenti britanik cak i sulmeve kibernetike

Evropë

Parlamenti britanik cak i sulmeve kibernetike

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 19:10
Ilustrim

Zyrtarë të Mbretërisë së Bashkuar kanë thënë se janë duke hetuar një sulm kibernetik që goditi sistemin e postës elektronike të Parlamentit britanik.

Zëdhënësja e Dhomës së Përfaqësuesve ka thënë se kanë zbuluar disa përpjekje të paautorizuara për të hyrë në rrjet.

Ajo shtoi se Qendra Kombëtare për Siguri Kibernetike është duke shqyrtuar sulmin dhe po e siguron rrjetin.

Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i Mbretërisë së Bashkuar u godit nga një sulm i madh kibernetik gjatë muajit maj i cili ndikoi në sistemet e tjera në mbarë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat