“Po vdes, nuk ia dal dot!” Mesazhet e lamtumirës nga kulla e ferrit

Evropë

“Po vdes, nuk ia dal dot!” Mesazhet e lamtumirës nga kulla e ferrit

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 08:03
Kulla e djegur në Londër

Personat e bllokuar brenda ndërtesës së ferrit në Londër u kanë dërguar mesazhet e tyre të fundit familjeve kur e kuptuan se do të ishte thuajse e pamundur të mbijetonin.

Disa janë lutur për shpëtim, ndërsa tymi dhe flakët pushtonin dhomat e tyre, ndërsa të tjerë thjesht kanë thënë “Lamtumirë”.

Një nënë, e cila ishte bllokuar me 3 fëmijët e saj ndërsa flakët përfshinë apartamentin e saj, u ka shkruar mesazh miqve: “Lamtumirë, nuk do t’ia dal dot!”.

Nura Jemal dhe bashkëshorti i saj Hashim Kedir ishin mes familjeve që iu tha të prisnin për shpëtimin nga autoritetet e emergjencës. Por rreth orëve të para të mëngjesit kur e pa se nuk do t’ia dilte dot telefonoi të afërmit dhe u tha: “Zjarri është këtu, po vdes. Lamtumirë, nuk do t’ia dalim dot! Ju lutem më falni!”.

Këto ishin fjalët e saj të fundit që miqtë dëgjuan prej saj.

Miqtë kanë qenë të shqetësuar edhe për një çift italian që banonte në katin e 23-të të godinës, ndërsa një nënë e dy fëmijëve kishte shpërndarë në FB momentet e saj të fundit.

Gjithashtu është ende i paditur fati i 27-vjeçares Mariem Elgwahry, e cila jetonte në katin e 19-të bashkë me nënën e saj.

Image
Mariem Elgwahry

12-vjeçarja Jessica Urbano kishte telefonuar nënën e saj në orën 1:40 të mëngjesit për t’i thënë se ishte bllokuar brenda godinës që po digjej. Nëna e saj kishte shkuar me urgjencë në shtëpi, ndërsa kthehej nga puna, por oficerët nuk e lejuan të depërtonte kordonin e sigurisë. Nuk dihet ende fati i saj.

Image
Jessica Urbano
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat