May urdhëron hetime mbi zjarrin në Londër

Evropë

May urdhëron hetime mbi zjarrin në Londër

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 14:49
Kryeministrja Theresa May

Kryeministrja Theresa May ka urdhëruar hetim të detajuar publik në lidhje me zjarrin masiv që shkatërroi ndërtesën në Londër, duke lënë të paktën 17 persona të vdekur.

Shifrat e të vdekurve pritet të rriten, përderisa ekipet e shpëtimin kanë thënë që nuk presin të gjejnë ndonjë person të gjallë në rrënojat e ndërtesës.

Më shumë se 30 persona gjenden në spital, 17 prej të cilëve janë në gjendje kritike.

May gjithashtu vizitoi shkurt vendin e ngjarjes, përderisa janë ngritur pyetje për shpejtësinë që zjarri kaploi tërë ndërtesën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat