Theresa May e pikëlluar pas zjarrit në Londër

Evropë

Theresa May e pikëlluar pas zjarrit në Londër

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 14:29
Kryeministrja e Anglisë, Theresa May

Kryeministrja e Anglisë, Theresa May është thellësisht e pikëlluar me atë që ndodhi në Londër.

“Kryeministrja është thellësisht e pikëlluar pas vdekjes së personave që humbën jetën si pasojë e një zjarri në ndërtesën e Grenfellit dhe po mbahet vazhdimisht e azhurnuar mbi situatën”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga numri 10.

“Ajo ka kërkuar një takim ndër-qeveritar në sekretariatin e kontingjenteve civile që të zhvillohet në orën 16:00 për të siguruar se qeveria është e gatshme të ndihmojë shërbimet emergjente dhe autoritetet lokale sipas nevojës”.

“Lutjet e kryeministres janë me të gjithë ata që u preken nga ky incident i tmerrshëm dhe shërbimet e emergjencës,të cilët punojnë pa u lodhur në rrethana shumë të vështira”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat