Zjarri në Londër: Gjashtë të vdekur e 74 të lënduar, 20 prej tyre në gjendje të rëndë

Evropë

Zjarri në Londër: Gjashtë të vdekur e 74 të lënduar, 20 prej tyre në gjendje të rëndë

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 07:44
Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Londër

(E plotësuar) - Më shumë se 70 persona janë duke u trajtuar nëpër spitalet e Londrës pas një zjarri të madh në një ndërtesë të lartë në Londër, njofton Shërbimi Emergjent i Londrës.

Zjarri i ngulfati ndërtesën 24-kateshe të banimit në qendër të Londrës sot në mëngjes, duke vrarë gjashtë persona në një zjarr që nisi teksa banorët ishin në gjumë.

Shërbimi Emergjent ka njoftuar se 20 persona janë në gjendje të rëndë.

“I kemi trajtuar dhe dërguar 64 persona në gjashtë spitale nëpër Londër, ku 20 persona janë momentalisht nën kujdes intensiv,” ja thënë drejtori i operacioneve në Shërbimin Emergjent, Paul Woodrow.

Ai ka thënë se edhe 10 të tjerë janë duke u dërguar në spital, duke e rritur numrin e të lënduarve në 74./

Zjarr në ndërtesën shumëkatëshe në Londër, gjashtë të vdekur e mbi 50 të plagosur

Policia britanike sot njoftoi se gjashtë persona kanë humbur jetën në zjarrin që ka shpërthyer në një ndërtesë shumëkatëshe në Londër, ndërkohë që shfaqet frika se numri viktimave mund të shtohet.

“Tash për tash mundemi të konfirmojmë gjashtë raste të vdekjes, por këto shifra me siguri se do të shënojnë rritje”, thuhet në kumtesën e komandantit të policisë Stjuart Kandi.

Brigada e zjarrfikësve ka bërë të ditur se stabiliteti i katit 27 është duke u verifikuar nga inxhinierët e strukturës.

Po ashtu thuhet se ndërtesa tash për tash është e sigurt dhe se zjarrfikësit mund të hyjnë brenda dhe të shpëtojnë njerëzit.

Dëshmitarët kanë bërë të ditur se kanë bërë një nënë të ketë hedhur foshnjën e saj përmes dritares, në përpjekje për ta shpëtuar. Foshnja është pritur nga disa njerëz të cilët kanë qëndruar te ndërtesa, transmeton Sky News.

***

Saimir Lleshi dhe Eliane Lara jetojnë në një apartament tek një bllok pallatesh pranë kullës rezidenciale “Grenfell” që u përfshi nga flakët sot në Londër.

Ata i thanë gazetares së BBC, Claire Heald, se u zgjuan rreth orës 01:30 të mëngjesit nga të bërtiturat e njerëzve të cilët kërkonin ndihmë. “Ishte shumë shqetësuese të dëgjoje britmat e tyre. Zjarri u përhap me shpejtësi”, thanë ata. 

Saimir Lleshi dhe Eliane Lara shikonin nga banesa e tyre se si flakët e zjarrit përhapeshin me shpejtësi në kullën 24-katëshe. Ata rrëfejnë se panë skena të tmerrshme, njerëz që përpiqeshin të dilnin nga dritaret me çarçaf duke i lidhur si litar. 

“Fëmijët tanë u tmerruan, po mundoheshim që t’i qetësonim”, tha Saimir Lleshi.  Deshmitare te tjere thane se gjithçka ndodhi ne 15 minuta. 

Shërbimi i Ambulancës në Londër thotë se më shumë se 100 mjekë janë duke trajtuar viktimat nga zjarri dhe më shumë se 50 vetë janë dërguar në spital, shkruan BBC.

Një zjarr ka kapluar një ndërtesë shumëkatëshe në Grenfell, në mesnatë për të cilin ende nuk dihet shkaku.

Image
Ndërtesa e djegur

E dhimbshme: Tenton t`i largojë fëmijët nga ndërtesa e djegur, i humbë dy prej tyre

Një grua, duke tentuar që të ikë nga kati i 21-të i ndërtesës, kishte marrë 6 fëmijët e saj me vete. Por, nuk ka shkuar gjatë kur gruaja kishte vërenjtur se 2 nga fëmijët e saj mungojnë.

Dhjetëra dëshmitarë të ngjarjes deri më tani kanë treguar se ka persona që kanë mbetur në ndërtesën e djegur në Londër, në të cilën jetonin 600 banorë.

Në anën tjetër, zyrtarë të lartë kanë bërë me dije se ka një numër të të vdekurve, por që ende nuk dihet saktë se sa prej tyre kanë humbur jetën, shkruan Dailymail.

Njëri nga banorët e ndërtesës ka thënë se njerëzit “vetëm po i largonin fëmijët e tyre duke bërtitur që dikush t`i shpëtojë ata”.

‘Nuk mundemi, tmerr’, rrëfimet rrëqethëse të banorëve në Londër dhe një detaj shokues…

Paul Munakr, i cili jeton në katin e shtatë te kulles ne Londer qe u perfshi nga flaket arriti të ikë. “Ndërsa shkova poshtë shkallëve, kishte zjarrfikës, zjarrfikës me të vërtetë të mahnitshëm që po shkonin lart, në zjarr, duke u përpjekur të merrnin sa më shumë njerëz nga ndërtesa,” i tha ai BBC.

Ai tha se ai u alarmua për zjarrin, jo nga alarmet e zjarrit, por nga njerëz në rrugë poshtë, duke bërtitur “mos kërce, mos u hidh”.

“Tani, sinqerisht nuk jam i sigurt nëse njerëzit u hodhën jashtë ndërtesës për të shpëtuar nga zjarri, apo nga ndonjë rrezik tjetër…..por gjëja shokuese për mua me këtë incident është fakti që alarmet e zjarrit nuk ranë….. ndërtesa po shpërthente nga flakët por asnjë nga alarmet nuk u ndie” tha ai.

Banori i kullës që u dogj në Londër, Jody Martin përshkroi ndjenjën krejtësisht të pafuqishme pasi banorët e bllokuar në katet e sipërme thirrën për ndihmë.

“Isha duke bërtitur tek njerëzit në ndërtesë që po shihnin nga dritaret, duke u përpjekur t’i zgjonin njerëzit, duke u thënë atyre: “Dilni nga ndërtesa!”.

“Dhe ata po më bërtisnin: “Ne nuk mundemi! Korridoret janë plot me tym!”.

“Unë pashe njerëzit në dritaret e tyre, duke ndezur dritat në telefonat e tyre, dhe pastaj ngadalë duke shikuar ato apartamente të zhyten në flakë dhe tym”.

Brigada e zjarrfikësve në Londër thotë se ka persona të vdekur, por nuk mund të japin ende një numër, shkruan BBC.

Një zjarr i madh ka kapluar ndërtesën Grenfell në Londër, duke lënë të plagosur rreth 30 persona. Zjarri është ende nuk vazhduar në katet e sipërme të kullës.

Kulla e djegur mund të shembet nga momenti në moment

Dita e diellit ka ekspozuar shkallën e dëmtimit të kullës Grenfell në Londrës, e cila po konsiderohet nga mediat britanike si “ndërtesa e ferrit.

Një zjarr i fuqishëm në kullë ka bllokuar dhjetëra banorë në katet e mësipërme dhe ka bërë që familje të tëra të hidhen nga ballkoni për të shpëtuar.

Kulla ka mbetur pothuajse plotësisht e djegur, shkruan "BBC".

Autoritet britanike kanë ngritur alarmin se ajo mund të rrëzohet nga momenti në moment.

Familjet u bllokuan brenda kullës 24-katëshe Grenfell pasi flakët filluan me fëmijë që ulërinin me dëshpërim për ndihmë

Një numër i madh banorësh të kateve të sipërme janë hedhur për t’u shpëtuar flakëve, shkruan syri.net. Godina e Lancaster West dhe ndërtesat përreth janë boshatisur me policinë që bën thirrje se ndërtesa është në rrezik të shembet.

Dëshmitarët thanë se skenat të kujtonin 1 Shtatori kur banorët hidheshin nga katet e sipërme të ndërtesës, që me siguri ishte shtëpia e qindra njerëzve.

Brigada e zjarrfikëseve ka njoftuar se ka vendosur rrathë shkume rreth bazës së ndërtesës për të zbutur rënien e njerëzve që hidhen.

Një grua me dy fëmijë u pa duke bërtitur nga akti i 11-të i ndërtesës. Një tjetër njeri filloi të luste turmën poshtë ta ndihmonte ndërkohë që tundte këmishën nga dritarja.

Ndihmësi i Komandantit të Zjarrfikëseve Dan Daly tha se zjarrfikësit kanë vendosur aparate për frymëmarrje dhe janë duke punuar në kushte tejet të vështira për të luftuar këtë zjarr. Ky është incidenti më i madh dhe më serioz që ka ndodhur.”

Policia tha se një numër njerëzish janë duke u trajtuar nga një sërë lëndimesh. Policia po i largon njerëzit nga zona për shkak të frikës se ndërtesa mund të shembet dhe blloqe të nxehta mund të bien nga kulla.

30 të plagosur e dhjetëra të zhdukur nga djegia e ndërtesës në Londër

Rreth 30 persona janë nxjerrë të djegur nga ndërtesa e cila u përfshi nga flakët gjatë natës në Londër.

"Mund të konfirmojmë se kemi marrë 30 pacientë në pesë spitale," tha Shërbimi i Ambulancës në Londër.

Mediat atje bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes janë rreth 200 ekipe të shpëtimit. Sipas tyre, dhjetara persona të tjerë janë ende të zhdukur.

Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Londër, ka të lënduar

Një zjarr i madh ka përfshirë gjatë natës një ndërtesë në Latimer Road, në perëndim të Londrës, ku dëshmitarë okularë pohojnë se njerëzit janë të bllokuar në shtëpitë e tyre.

Zjarri në Grenfell Tower në Lancaster West Estate u raportua të ketë ndodhur në  orën 00:54, sipas kohës lokale, dhe rreth 200 zjarrfikës janë ende duke luftuar flakët.

Policia tha se njerëzit po trajtoheshin për një sërë lëndimesh.

Andy Moore i BBC tha se i gjithë blloku i ndërtesave ishte djegur dhe se kishte frikë se ndërtesa mund të shembet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat